Dola mbi katund

Dola mbi katund
l
Dola, moj dola
në ato livadhe,
ku këndon bylbyli
ku rriten sorkadhe…
ll
dola, moj dola,
ku buronë shumi
të ta dëgjoj zënë
që të vjen nga lumi…
lll
Dola, moj dola,
kodrës i’u ngjita
pash dhe shumë të tjera
por me ty u rrita…
lV
Dola, moj dola,
të mbledh lule bore,
të kujtoj atë ditë
kur té zura për dore…
V
Dola, moj dola,
që të më fryj era
mbi flokët e tua
kur vinte pranvera…
Vl
Dola, moj dola,
dola edhe sotë
po ti s’qe aty
çdo gjë ish e kotë…
Poeti Strugan( l.A)
Vjeshtë/18/10/2025