Shqipëria mund Serbinë në shtëpinë e vet, Manaj hesht brohoritjet serbe në Leskovcë

Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore historike, duke mundur Serbinë në Leskovcë me rezultat 1-0. Momenti vendimtar ndodhi në fund të pjesës së parë, kur Rej Manaj tundi rrjetën e Serbisë.

Në fund të pjesës së dytë, Nedim Bajrami kishte mundësinë që të shënojë edhe golin e dytë në këtë përballje, por portieri serb nuk lejon befasi.

Ndërkohë ashtu siç pritej, tifozët serbë pas vetëm 15 minutave lojë treguan fytyrën e vërtetë, duke bërtitur “Kosova është Serbi”.

Në përballjen që po zhvillohet në Leskovc mes Serbisë dhe Shqipërisë, tifozët nikoqir bën sërish gjestin e shëmtuar.

“Kosova është Serbi” u këndua nga tifozët përreth një minutë, megjithatë nuk kishte ndonjë reagim nga gjyqtari për ta ndalur ndeshjen.