Tiranë, vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë.  Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.