BDI ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e VLEN lidhur me futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut

BDI ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e VLEN lidhur me futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut përmes familjarëve të Ali Ahmetit. Sipas BDI-së bëhet fjalë për shpifje dhe trillime të cilat VLEN i bën që ta zbatojë siç thotë, skenarin e padronit të tyre për të goditur BDI-në, Ali Ahmetin dhe kauzën kombëtare. Nga BDI thanë se partia e tyre për 20 vjet ekzistencë kurrë nuk kemi qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore e aq më pak pjesë e rrjeteve të cilat vijnë nga regjimet shtypëse që shqiptarët i kanë përjetuar në lëkurën e tyre.

“Përkundrazi çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti. Banka serbe mban firmën e VLEN-it, të gjitha këto që i theksova mbajnë firmën e VLEN-it. Konkretisht, zonja Bujare Abazi kryetare e Komisionit të letrave me vlerë më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe “Alta Banka” në Maqedoni duke ja mundësuar kësaj banke që të blej aksione. Pra, këtë krim institucional të cilën vet ata e bëjnë tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e VLEN-it është për këtë tradhti”, tha Arbër Ademi, BDI./Alsat.mk