Të nderuar qytetarë struganë, dje (23.09.2025), ishim dëshmitarë të një sulmi të mirëorganizuar, në dëm të qytetarëve të Strugës, me qëllim mohimin e elementit bazë për jetë, ujin, vetëm për përfitime politike në prag të zgjedhjeve lokale.
Ky sulm i shkaktuar qëllimisht me dëmtimin e gypit kryesor të rrjetit të ujësjellësit nga ndërmarrja shtetërore për Menaxhimin e ujërave, kishte për qëllim prishjen e imazhit të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë dhe udhëheqësisë së ndërmarrjes. Kjo u vërejt më së miri kur, për një kohë të shkurtër pas paraqitjes së defektit, u përhapën fjalë se qyteti do të jetë tre ditë pa ujë, në momente kur akoma nuk ishte përcaktuar serioziteti i këtij defekti. Por, ky plan dashakeq në kurriz të struganëve dështoi, e gjitha kjo falë aftësisë së ekipeve punuese të ndërmarrjes dhe drejtorit, prof.dr.Dashmir Nasufi dhe defekti u sanua në kohë rekord.
Shfrytëzimi i temave të tilla të ndjeshme (siç është mungesa e ujit) për politika ditore, nuk i shërben askujt dhe e gjitha shkon në dëm të qytetarëve.
