Dr.Artan Dika:Virusi është i vogël, ai nuk duket, por ai është aty

Për të gjithë ata që postojnë foto me prani të shtuar të njerëzve në Gjermani dhe vendet tjera evropiane, kryesisht të pjesës veriore, duke pyetur: “- Ku është virusi?”
Virusi është i vogël, ai nuk duket, por ai është aty. Aty ku bëjnë party njerëzit aty është edhe ai. Edhe mes tyre do ketë të infektuar e ndoshta dikush edhe do e pësojë por ata që i shihni në ato pamje janë persona përgjithësisht të rinj e të shëndetshëm që edhe infektimin në rast prekje e kalojnë më lehtë dhe ç’është më e rëndësishmja nuk kapin në grykë nga 30 vetë në ditë veç për t’i përshëndetur, jetojnë vet duke mos patur në dhomë 2 prind më në moshë e 2 gjysh e gjyshe në pleqëri të shtyrë për t’i rrezikuar, nuk shkojnë në ndeja kallabllëk te daja e te halla … e plot ksi sene tjera.