Vendet e BE-së dhe Maqedonia e Veriut kanë dallime sa i përket masave kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia dhe vendet e BE-së kanë dallime lidhur me masat që duhet ndërmarrën për përmirësimin e cilësisë së ndotjes së ajrit. Sipas Përfaqësuesit të delegacionit të BE-së, vendi regjistron edhe numër të lartë të vdekjeve si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

“Nëse i krahasojmë vendet e Bashkimit Evropian dhe Maqedoninë e Veriut do të vërejmë se ka boshllëqe dhe dallime të mëdha. Parasë gjithash, në lidhje me jetëgjatësinë të njerëzve.

Jetëgjatësia në BE është më e lartë se sa jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut. Sa i përket ndotjes së ajrit, në vendet e BE-së ndotja është më e ulët se sa këtu, ndërsa në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, vërejmë se numri më i madh i njerëzve në Maqedoninë e Veriut vdesin prej sulmeve të zemrës” , deklaroi Shtefen Hudolin, përfaqësues i delegacionit të BE-së.
Ambasadori i Italisë vlerëson se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit në vend është sistemi i ngrohjes, për çka tha se nevojitet modernizimi i tij.

“Nuk jam ekspert, megjithatë me as qa kuptojë njëra ndër arsyet kryesore për ndotjen e ajrit është sistemi i ngrohjes që duhet të jetë i modernizuar. Në fillim të vitit të ardhshëm gazi natyrorë do të jetë i qasshëm në qytet, kështu që me ndryshimet në termocentralin e ngrohjes, mendoj se do të ndryshojë situata me ajrin e ndotur”, u shpreh Paollo Palminteri, ambasador i Italisë.

Këto komente u bënë në konferencën e organizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, me temë “Përmirësimi i cilësisë së statistikave mjedisore dhe shëndetësore”.

Ndërkaq, me fillimin e sezonit të vjeshtës dhe dimrit, vendi zë vendet e para në ranglistat botërore për cilësinë e ndotjes së ajrit. Institucionet kompetente vazhdimisht premtojnë masa për përmirësimin e ajrit, por deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete. /Alsat.mk