DITARI ELEKTRONIK I REFORMUAR
I bindur që pjesa dërmuese e mësimdhënësve në RMV janë kundër përdorimit të ditarit elektronik(sikurse edhe unë),i cili vështirëson, na streson, apo na humb kohë të çmuar.
Problemi kryesor që hasim është rifillimi i vazhdueshëm i sistemit, që na detyron t‘i shkruajmë të njëjtat të dhëna disa herë! Por,jo vetëm kjo, notën mund ta shënojmë gabim për ndonji nxënës, duhet të ngrejmë procedur përmes administratorit të shkollës dhe i njëjti duhet të njohtojë Ministrinë e Arsimit(që do ketë me shumicë),nga ku do presim përmirësim…i cili do zgjasi me muaj dhe se mbaron një gjysmëvjetor! Hajde reformë hajde,do thonim ne!?
Në të kaluarën e thjeshtë, ditari i vjetër mekanik për të cilin tani më kemi nostalgji, ishte vërtet i thjeshtë, praktik, i qëndrueshëm, bile edhe si „armë“ nga i cili frigoheshin nxënësit! Tani mësimdhënësi futet në klasë,me duar në xhepa,“Me leje pa armë“, citoj këtë thënie nga një politikan!Pra, nuk kishim pengesa teknologjike nuk humbeshin të dhëna dhe nuk kishte nevojë për kohë shtesë që t‘i rregullonim ato probleme.
Nuk jam kundër teknologjisë, ndërsa kush e di, ndoshta në vazhdim na sajohet një ministri viruale si Diella e AI,në Shqipëri dhe atëher vërtet faji do mbete virtual!
Dhe në fund,duke shprehur këtë ankesë, uroj që Minisria e Arsimit dhe organet përkatëse të rishikojnë funksionalitetin,duke marrur masa për përmirësimin e tij ose pse jo dhe me alternativë praktike,që mos hasim pengesa ne dhe nxënësit tonë në procesin edukativo-arsimor.
Me Respekt,
Ars Feti Meta
