Inflacioni shënon rritje për 4,4 për qind

Për 4,4% janë rritur shpenzimet e jetesës në gusht krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka njoftuar Enti Shtetëror i Statistikës. Rritje të shpenzimeve janë vërejtur tek ushqimi dhe pijet , te shpenzimet për kujdes shëndetësor, ndërsa rritje më të theksuar qytetarët kanë pasur gjatë blerjes së produkteve bujqësore. Rritje drastike ka edhe tek produktet ushqimore për 6,7%. Nga Enti i Statistikave kanë llogaritur gjithashtu se në nivel mujor ka rritje minimale të shpenzimeve prej 0,2%. /Alsat.mk