Një vit drejtimi në Spitalin e Specializuar për Nefrologji Struge
Ka kaluar gati një vit që kur mora detyrën e nderuar dhe njëkohësisht mjaft sfiduese të Drejtorit të Spitalit të Specializuar për Nefrologji Strugë. Një vit plot punë, përgjegjësi, angazhim dhe sfida. Nuk mund të lëvdohem se për një vit kemi bërë mrekullinë, por mund të them se kemi punuar maksimalisht, me shumë përkushtim për të bërë më të mirën për spitalin dhe pacientët, sepse ky spital nuk është vetëm institucion shëndetësor, por është njëkohësisht shtëpia e shpresës për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë dhe këshilla mjekësore.
Disa nga aktivitetet më të rëndësishme të realizuara në këtë periudhë:
Theks të veçantë i kemi dhënë higjienës dhe pastërtisë, si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të spitalit, duke krijuar një ambient dhe hapësirë dinjitoze për pacientët. -Gjatë këtij viti, për herë të parë në spitalin tonë, filluam me aplikimin e disa metodave më bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me hemodializë: *zbatimi i metodës së hemodiafiltracionit, • zbatimi i metodës së hemoperfuzionit, *vendosjen e kateterëve jugular nën drejtimin e Ekografisë. • Pajisjen me aparat të ri diagnostikues, nji aparat ekografik dhe tre aparate të reja bashkëkohore për hemodiafiltrim, duke ngritur ndjeshëm cilësinë e trajtimit, • Për herë të parë siguruam buxhet plotësues për medikamentin Finerenone, i cili do tu shpërndahet falas pacientëve me Diabet dhe sëmundje të veshkëve- që është një lehtësim i madh për shumë familje.
Përfunduam me sukses projektin për renovimin e tërësishëm të objektit të Holiday Dializës, një projekt madhor i bashkëfinancuar nga spitali ynë, Ministria për Vetqeverisje Lokale, Qeveria Zviceriane dhe implementuar nga Qendra për Zhvillim të Rajonit planor jugperëndimor. -Montimi i dyerve të reja në repartin nefrologjik, • Instalimi i LED paneleve për ndriçim dhe ndriçim tërësisht i ri në të gjithë ambientet e spitalit, -Instalimi i rrjetit të internetit dhe montimi i televizorëve të rinj nëpër sallat e hemodializës, • Renovim i vazhdueshëm i kapaciteteve spitalore dhe ambulantore, -Vendosja e spitalit për herë të parë në platformën ndërkombëtare www.bookdialysis.com, duke e pozicionuar në hartën globale të shërbimeve nefrologjike dhe turizmit shëndetësor, -Forcimi i personelit mjekësor; asnjë arritje nuk do të ishte e mundur pa njerëzit që çdo ditë japin maksimumin e tyre- mjekët, infermieret dhe gjithë stafi i spitalit. Për këtë arsye një ndër prioritetet kryesore ishte rregullimi i statusit të 25 punëtorëve që prej vitesh punonin me kontratë të përkohshme. Procedura tashmë është në vijim dhe për shpejt kohë ata do marrin vendime pune me afat të pacaktuar. Poashtu, kemi shtuar edhe 20 kontrata të reja, duke rritur kapacitetin e personelit mjekësor dhe duke forcuar shërbimet ndaj pacientëve, me synim që edhe statusi i tyre në të ardhmen e afërt të rregullohet përfundimisht. • Edukim i vazhdueshëm profesional i personelit mjekësor, -Dhe në fund ajo që është më e rëndësishme, që nuk arritëm ta realizojmë brenda një viti, por që tanimë është çështje ditësh, sepse janë kryer të gjitha pregatitjet e nevojshme profesionale dhe teknike, BIOPSIA E VESHKËS. Do jetë një arrtije kulminante për spitalin tonë, si një metodë e artë për diagnostikimin më të saktë të shumë sëmundjeve nefrologjike.
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për:
të gjithë personelin mjekësor dhe punonjësit e spitalit, të cilët me punën e tyre të përditshme janë shtylla kryesore e këtij institucioni,
të gjithë qytetarët që na kanë besuar shëndetin e tyre dhe të gjithë donatorët që na kanë ndihmuar sado pak për të krijuar kushte më të mira për pacientët.
Spitali i Specializuar për Nefrologji Strugë është një pasuri e jona, e juaja dhe vlerë e madhe e Strugës dhe më gjërë. ” Dializa” , siç e quajnë qytetarët, do të mbetet gjithmonë në shërbimin tuaj me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj pacientëve.
Me respekt, Dr. Jetmir Ziba
