Situatë e rëndë në Gaza/ 10 vdekje nga uria në 24 orë, mes tyre 3 fëmijë

Vijojnë të intensifikohen sulmet izraelite në Qytetin e Gazës dhe zona të tjera të enklavës palestineze. Deri më tani, 35 persona janë vrarë, përfshirë 20 vetëm në Qytetin e Gazës dhe katër persona që prisnin të furnizoheshin me ndihma.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, dhjetë banorë të Gazës, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja në 24 orët e fundit.

Ministrat e jashtëm të BE-së, u pritën në Kopenhagen me një protestë. Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Ndal gjenocidit” dhe “Sanksiononi Izraelin”.