Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 36 gradë.
Moti në ditët në vijim
Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë me një rritje graduale të temperaturave të ditës. Të shtunën pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e fortë jugperëndimore, ndërsa të dielën do të fryjë erë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave të ditës. Kjo do të pasohet nga një periudhë moti e qëndrueshme dhe më e ngrohtë.
