Sot në orën 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish, në përpjekjen e 58-të për ta konstituuar legjislaturën.
Gjatë seancës të së dielës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit, ndërsa më pas edhe Dimal Bashën për të njëjtën pozitë. Asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.
Më herët, LVV kishte propozuar edhe Albulena Haxhiun, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin, por asnjëri nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
