Situata me zjarret në vendin tonë mbetet serioze, me dhjetëra vatra të reja që raportohen çdo ditë. Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhim me Kriza, vetëm gjatë ditës së sotme pesë zjarre vazhdojnë të jenë aktiv, nga të cilat dy janë zjarre më serioze, një në komunën e Makedonski Brodit në Jasen dhe tjetri në komunën e Jegunovsës në afërsi të fshatit Jazhincë.
Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në rajonin e komunës së Makedonski Brodit, në Jasen, zjarri vazhdon edhe sot të jetë aktiv, kryesisht në pjesët pyjore dhe për shkak të erës së fuqishme dhe mungesës së qasjes së drejtpërdrejtë në këtë terren po e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Një vatër tjetër aktive vazhdon në komunën e Jegunovcës, ndërmjet fshatit Rogacevë dhe Jazhincë ku po digjen kullota dhe pyll i përzier.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, zjarri që ishte shuar më herët në afërsi të fshatit Jazhincë është riaktivizuar mbrëmë, si pasojë e erës së fortë dhe terrenit të vështirë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të vegjetacionit të thatë dhe kushteve të papërshtatshme për ndërhyrje të shpejtë.
“Gjatë ditës së djeshme vendosem kontroll mbi zjarrin në Jasen, sot në mëngjes mora informata se përsëri është aktivizuar në pjesën e poshtme të rrugës. Strategjia është që në pjesën ku ka pak vegjetacion të ndërhyjmë dhe të ndërpritet aty. Zjarri i dytë është ai në komunën e Jegunovës në fshatin Jazhincë i cili disa here është vënë nën kontroll por përsëri aktivizohet. Dje ky zjarr u shua tërësisht por gjatë mbrëmjes përsëri u aktivizua dhe pse pas mesnate e deri në ora tre e mëngjesit arritëm të shuajmë një linjë mbi një kilometër por në mëngjes u aktivizua një pjesë”, tha Stojançe Angelov – Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Sipas Angelovit, pjesa e dytë aktive e zjarrit në fshatin Jazhincë po shkon drejtë territorit të Shkupit ku po ndodhen ekipet e brigadës së zjarrfikësve të Shkupit për të vendosur nën kontroll.
Sipas informatave që Alsat siguroi ditë më parë nga Ndërmarrjes Publike Pyjet Nacionale, dëmet materiale që janë shkaktuar nga zjarret janë të shumta. Vetëm në muajit korrik, kapasur më shumë zjarre se në gjashtë muajt e fundit të këtij viti dhe atë mbi 50 zjarre në të gjithë territorin. Nga muaji janar deri në maj të këtij viti ku ka pasur më pak zjarre, janë djegur mbi 500 hektarë pyje ndërsa vetëm në muajin qershor janë djegur mbi 380 hektarë pyje. Dëmet e shkaktuara nga zjarret në muajin korrik dhe gusht ende po analizohen./Alsat.mk
