Kandidatët dhe fituesit e zgjedhjeve duhet të jenë të pëlqyer dhe të zgjedhur nga populli, e jo nga dëshirat, preferencat dhe favorizimet e kryeministrit, shkruan Alsat.
Në këtë form BDI i reagon kryeministrit Mickoski.
Në një komunikatë të integristëve thuhet se është paradoksale që kryeministri flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërkohë që çdo ditë e praktikës qeverisëse së tij është kthim prapa në kohë: tek diskriminimi, majorizimi, përjashtimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.
“Kush harron padrejtësitë e së kaluarës, i përsërit ato në të ardhmen. Ne nuk do të lejojmë që padrejtësitë e para vitit 2001 të përsëriten duke keqpërdor pushtetin dhe institucionet, por do të insistojmë në ruajten e karakterit multietnik të vendit dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse është themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo politikë, çdo investim, çdo shkollë dhe çdo autostradë”, thonë nga BDI./ Alsat.mk
