“Të gjithë faktorët që ndikojnë në çmimet e ushqimeve po analizohen në mënyrë të detajuar dhe po tregohet kujdes i madh për masat që do të merren. Qeveria dëshiron zgjidhje të qëndrueshme, e jo zgjidhje populiste”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Siç theksoi ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, praktika ka treguar se kufizimi i marzhës vetëm zhvendos ndikimin në muajt e tjerë dhe më pas çmimet balancohen. Kjo është një kurth, shtoi ai, në të cilin nuk duhet të biem.
“Po analizojmë pikë për pikë, shumë në mënyrë studimore, detaj pas detaji, derisa të arrijmë te vendimi përfundimtar për hapat e mëtejshëm. Jemi shumë të kujdesshëm në marrjen e masave. Pres që analiza që po e bëjmë të jetë gati shumë shpejt. Po analizojmë produkt pas produkti, grupe produktesh dhe shërbimesh për të arritur te një zgjidhje e qëndrueshme. Po analizojmë të gjithë inputet në ekuacion dhe për momentin do të dalim me një zgjidhje ad-hoc për shtatorin – ajo është “shporta shkollore”. Për një zgjidhje të qëndrueshme, do t’na lini edhe pak hapësirë. Nuk duam masa populiste, por duam një zgjidhje afatgjatë. Praktika ka treguar se nëse kufizojmë marzhën vetëm për një pjesë të produkteve, veçanërisht ushqimore, ajo më pas zhvendoset në muajt pasues dhe në fund balancohet. Nuk duam të biem në atë kurth”, theksoi Mickoski.
