Samiti i OSBE-së në Shkup në vitin 2023, shkas i përplasjes së koalicionit VLEN dhe BDI-së opozitare

Koalicioni VLEN nëpërmjet një komunikate kandidatin e BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani e quan sinonim të tenderëve të dyshimtë gjatë kohës derisa ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, shkruan Alsat.

Duke iu referuar një raporti të Entit Shtetëror të Revizionit, VLEN thekson se janë konstatuar parregullsi me organizimin e Samitit të OSBE-së në vitin 2023 në Shkup.

“Sipas raportit të revizionit: Mbi 120 milionë denarë u shpenzuan pa të dhëna të qarta; Nuk ka dokumentacion se çfarë saktësisht është dorëzuar, instaluar ose lënë si pajisje e përhershme në sallën Boris Trajkovski; Kontratat dhe prokurimet publike u zbatuan pa transparencë dhe me mangësi serioze ligjore. Ky është edhe një konfirmim se Bujar Osmani, kudo që shkon, lë pas tendera të dyshimtë dhe kriminale!”, thonw nga VLEN.

Akuzat e VLEN, BDI i quan xhelozi politike, duke theksuar se kjo ngjarje ishte një ndër më të mëdha që kanë ndodhur në Maqedoni, duke e vendosur vendin në qendër të diplomacisë botërore për tre ditë.

“Ishte një aktivitet i vlerësuar nga çdo partner dhe institucion ndërkombëtar, i përshkruar si i përkryer në organizim dhe si një moment që na bëri krenarë të gjithë qytetarët. Të gjitha organet shtetërore përgjegjëse përfshirë ato të mbikëqyrjes kanë konfirmuar ligjshmërinë, transparencën dhe zbatimin shembullor të tij”, thonw nga BDI..

Megjithatë, gjatë kohës kur u organizua ngjarja kishte kritika pasi tenderin e organizimit  1.8 milionë eurosh e kishte fituar kompania “Eurovia”, e afërt dhe madje donatore e BDI-së. Osmani, asokohe ishte arsyetuar se nuk ka qenë i njoftuar se kjo kompani ka dhënë donacione në parti.

“E di se është se është vështirë për ta besuar, por unë se është firma donatore e kam kuptuar prej mediave, pasi është nënshkruar marrëveshja”, kishte thënë asokohe Bujar Osmani./ Alsat.mk