BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

BDI-ja ka zbardhur emrat e katër kandidatëve të tjerë që do garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit. Në Kërçovë, do të garoj kryetari aktual, njëjtë sikurse edhe në komunën e Likovës. Është vendosur edhe për emrin e kandidatit në Çashkë dhe në Studeniçan. Ndërkohë kryesia e BDI-së ka vendosur që në komunën e Brvenicës, të përkrahet kandidati i pavarur Enver Pajaziti. Ndërkohë në mbledhjen e radhës do të kompletohet lista me kandidatët për Qytetin e Shkupit, komunën e Bogovinës, Pllasnicës dhe Dollnenit. Nga ana tjetër pjesë e Frontit Evropian nuk do të jetë më Partia Demokratike Turke. I pyetur për largimin e PDT-së, Ademi tha se ata në zgjedhje lokale zakonisht garojnë të vetëm.

“Në komunën e Kërçovës, kandidat për kryetar komune do të jetë zoti Fatmir Dehari, në Komunën e Likovës, do të jetë zoti Erkan Arifi, në komunën e Çashkës, do të garoj Suad Shaqiri, në komunën e Studeniçanit, do të jetë Zoti Ejup Abazi. Gjithashtu kryesia qendrore, vendosi njëzëri të mbështesë kandidaturën e pavarur për kryetar komune në Komunën e Brvenicës për Zotin Enver pajaziti. Po ashtu në këtë mbledhje, njëzëri u votuan edhe propozimet për bartës të listave në disa komuna”, tha Arbër Ademi. Zëdhënës i BDI-së./Alsat.mk