STËR-GJYSHËRIT-JETOJNË ME NE!

STËR-GJYSHËRIT-JETOJNË ME NE!
Ne nuk e kemi zgjedhur jetën,jeta na ka zgjedhur ne! Jeta është dhurata më e mirë, e cila me thellësinë e saj na jep motiv dhe forcë! Ajo nuk shitet dhe as nuk blihet! Jeta, jetohet! Njeriu ka lindur për ti lën gjurmat e tij, historin, ëndrrat, përvojën, diturin e tij si trashigim për pas-ardhësit e tij!
Jeta zgjat aq kohë, derisa ajo nuk e braktisë njeriun! Jeta e njeriut përgatitet në familje! Pa e kuptuar gjenezën e familjes, jeta mbetet boshësi! Njeriu njeh vetëm një shqetësim, se nuk është i përhershëm! Jeton i përgatitur se do të vdesë! Jeton duke i kujtuar para-ardhësit e tij! Krenohet me jetën e gjyshërve,mençurin, historin dhe sakrificat e tyre!
Para-ardhësit tanë nuk janë fizikisht me ne, por janë në kujtesën tonë, jetojnë përmes nesh! Në konstruksionin tonë gjenetk, janë inkorporuar gjenet e tyre! Gjyshërit tanë jetojnë me ne!
Çdo njeri me lindjen i bart gjenet e dhjetë brezave para tij, të: “ 2 prindërve, 4 gjyshërve/sheve , 8 stërgjyshërve,16 stër-stërgjyshërve, 32 tetra, 64 penta,128 nexta,256 hepta,512 octa,1024 nona dhe 2048 të deka gjyshërve-gjysheve”! Çdo person mundet të trashigoj diçka prej 2048 gjyshërve të tij !
Përmes kodit gjenetik njëri nga fëmijët e ka zërin e gjyshit, tjetri e ka hundën e stër-gjyshit , i treti e ka inteligjencën e stër-gjyshes…etj. Njeriu pa dëshirën personale mundet ti ketë trashiguar gjenet e paraardhësve ! Të vdekurit jetojnë me të gjallit, në „korpusin“ e gjeneve të tyre!
Për shumicën lindja e fëmijëve, është një mënyrë për ta përjetësuar materialin gjenetik! Përmes lindjes së fëmijëve, njerëzit në një farë mënyre do të jetojnë edhe kur koha e tyre të ketë kaluar! Gjenet e tyre kalojnë te fëmijët e tyre, te nipërit ose te stërnipërit e tyre! Me konstruksionin gjenetik jeta bëhet vazhdimësi! Memorja gjenetike nuk na lenë në harresë! Stër-stërgjyshërve as emrat nuk u dihen, as kur kanë jetuar dhe çka kanë punuar, por diçka të tyre kemi në veten tonë!

-Prof.Muhamet Borova