Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi shportë shkollore, masa kundër çmimeve të larta dhe dënime kundër tregtarëve të pandershëm. Ai thotë se çmimet e materialeve shkollore, të cilat kanë qenë nën kontroll për momentin, po analizohen, por nëse ka rritje të ndjeshme para shtatorit, do të pasojë reagim i ashpër nga qeveria. Lidhur me çmimet në tregje, ai thotë se po bëhen analiza dhe shumë shpejt do të dalin me disa propozime që, sipas tyre, do t’i stabilizojnë çmimet.
“Lidhur me çmimet në tregje, ne po i ndjekim absolutisht këto dy muaj, pas atyre dy muajve që kanë kaluar me masa dhe kemi analizuar përafërsisht gjithçka që ishte e kufizuar për mënyrën se si papritmas, tregje dhe subjekte të caktuara juridike janë abuzuar dhe do t’u dalim para tyre me analizë të detajuar, për t’u treguar se një lloj sjelljeje të tillë jo vetëm që nuk do ta tolerojmë, por do ta them përsëri se do të përdoren të gjitha mundësitë ligjore që kemi në dispozicion”, deklaroi Hristijan Mickoski Kryeministër. / Alsat.mk
