Besnik Asani shpall kandidaturën për kryetar të Komunës së Strugës

Besnik Asani ka njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si kandidat i pavarur per kryetar te Komunes se Struges shkruan Strugalajm.

Në njoftimin e tij, ai thekson se vendimin e ka marrë pas bisedave me qytetare nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e Strugës, duke theksuar se do të angazhohet për nje Strugë më të drejtë, më të pastër dhe më të afërt me qytetarët.

Fushata e tij do të zhvillohet nën moton “Struga vepron”, me fokus tek nevojat reale te banorëve dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete.