
Veprimtari strugan në SHBA, Haxhi Dauti, nderohet me dekoratën “Hasan Prishtina” nga Presidentja e Kosovës
Sot ka qenë një ditë e veçante për veprimtarin e shquar të diasporës shaiptare në SHBA, Haxhi Dauti, i cili është nderuar me dekoratën prestigjioze “Hasan Prishtina” nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Në një ceremoni solemne ku u vlerësuan një numër aktivistësh të shquar të diasporës për kontributin e tyre të gmuar ne geshtjen kombetare, Haxhi Dauti u shpreh thellësisht i prekur dhe mirënjohës për këtë nderim.

Ky vleresim perbën nje deshmi te qartë te kontributit te palodhur që Haxhi Dauti ka dhenë ndër vite në ruajtjen e identitetit kombëtar, në mbështetje të çeshtjes shqiptare dhe në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.
Figura të tilla si Haxhi Dauti janë shembull frymëzimi për brezat e rinj të mërgatës dhe perfaqësojnë me dinjitet vlerat me të mira të kombit shqiptar në arenën nderkombëtare. Strugalajm


