Ramiz merko ja n… jeton Shaiqirit

Ramiz Merko hedh fajin te Jeton Shaqiri: Ish-ministri i propozoi drejtorët, unë vetëm firmosa!

Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot pritet të paraqitet fjala perfundimtare e mbrojtjes se kryetarit te Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në procesin giyqësor për katër raste te bashkuara që kanë te bëjnë me emërime të paligishme të drejtorëve në shkollat fillore: “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy raste), “Murat Labunishti” në fshatin Labunishtë dhe “Ashim Agushi” në fshatin

Radozhde shkruan Skopje.info

Gjyqtari Jordan Jovanov, në seancën e kaluar, informoi se mbrojtja kishte kërkuar kohë shtesë për pergatitjen e fjalës perfundimtare per shkak te natyres së nderlikuar te rasteve të bashkuara.

Në deklaratën e tij para giykatës, Merko kembënguli se nuk kishte vepruar në kundershtim me ligjin gjatë emërimeve, duke theksuar se ai vetëm kishte nënshkruar dokumentet e përgatitura nga sherbimet komunale. Sipas tij, po të kishte shkelur ligjin, Ministria e Arsimit do t’i kishte marrë kompetencat – gjë që nuk kishte ndodhur.

Ai deklaroi se ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ishte në dijeni të situatës dhe kishte konfirmuar se ekzistonin baza ligjore që një person nga jashtë shkollës të emërohej si ushtrues detyre nëse asnjë kandidat nga institucioni nuk aplikonte për postin. Merko shtoi se në shumë raste, vetë ministri Shaqiri kishte propozuar personat që më pas u emëruan, dhe se drejtorët e rinj kishin deklaruar se nuk ishin takuar me Merkon, por ishin caktuar nga ministria.

Ai ngriti pyetjen se si eshtë e mundur që vetëm ai të jetë nën akuzë, kur kompetencat për emërimet janë të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit dhe janë të rregulluara në të njëjtin nen të ligjit. Merko përmendi gjithashtu se edhe ministrja aktuale e Arsimit, Vesna Janevska, kishte emëruar ushtrues detyre drejtore në fillim te vitit shkollor 2024/25 në Drasllajcë dhe Podgorcë – edhe pse ata nuk plotësonin kriteret.