Qytetarët e Maqedonisë thithin ajrin më të ndotur në Evropë

Maqedonia e Veriut ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë që lidhet me ndotjen e ajrit, e ndjekur nga Serbia, dhe menjëherë pas tyre janë Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi, sipas një raporti nga Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Grimcat PM në ajër kontribuojnë në rreth 239,000 vdekje në Evropë , por barra nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë – disa pjesë të kontinentit preken dukshëm më shumë. Ndotja e ajrit përbën një kërcënim vdekjeprurës për shëndetin publik , por rreziku është shumë më i madh në pjesë të caktuara të Evropës.

Ndotja e ajrit është lidhur me kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, defektet e lindjes dhe të tjera. Është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit, duke shkaktuar rreth 4% të të gjitha vdekjeve tek njerëzit mbi 65 vjeç.

Rregullore të reja, probleme të vjetra

Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përditësoi udhëzimet e saj për cilësinë e ajrit, duke ulur vlerat kufitare vjetore të rekomanduara për dioksidin e azotit dhe lëndën grimcore të imët (PM2.5) siç janë pluhuri, tymi dhe bloza nga gazrat e shkarkimit.

Në dhjetor të vitit 2024, hynë në fuqi rregulla më të rrepta për cilësinë e ajrit me qëllim që Bashkimi Evropian të jetë më afër standardeve të OBSH-së deri në vitin 2030. Këto rregulla i detyrojnë shtetet anëtare të monitorojnë ndotësit si PM2.5, karboni i zi dhe amoniaku.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha të shëndetit publik në një brez”, tha për Euronews Health Marc Nieuwenhuisen, drejtor i Iniciativës së Urbanizmit, Mjedisit dhe Shëndetit në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global .

Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me ndotjen

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ekspozimi ndaj grimcave PM2.5 shkaktoi rreth 239,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2021 , dhe 48,000 vdekje të tjera ishin rezultat i ekspozimit ndaj dioksidit të azotit (NO2).

Maqedonia e Veriut ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë që lidhet me ndotjen e ajrit , e ndjekur nga Serbia , dhe menjëherë pas tyre janë Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi , sipas një raporti nga Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Ndarja Lindje-Perëndim

“Ndarja më e madhe që shohim në Evropë është midis lindjes dhe perëndimit, dhe përkon shumë me PBB-në dhe situatën socio-ekonomike të rajoneve”, thotë profesoresha Zorana Jovanović Andersen, eksperte në epidemiologjinë mjedisore në Universitetin e Kopenhagenit dhe anëtare e komitetit të mjedisit dhe shëndetit të Shoqatës Evropiane të Sëmundjeve Respiratore.

Hulumtimi i Nivenhuisen në nivel qyteti tregon sfida të ndryshme me të cilat përballen rajonet në të gjithë Evropën.

Shkaqet e ndotjes – nga ngrohja te trafiku

Në Italinë veriore, Poloni dhe Republikën Çeke , shkalla e lartë e vdekshmërisë nga PM2.5 shkaktohet kryesisht nga ngrohja me qymyr dhe bujqësia .

Vdekshmëria nga NO2 , e cila vjen kryesisht për shkak të trafikut dhe sektorit industrial , është më e larta në qytetet e mëdha dhe kryeqytetet e Evropës Perëndimore dhe Jugore.

Disa vende po ndërmarrin hapa për të ulur ndotjen. Danimarka , për shembull, mund të bëhet vendi i parë në botë që do të vendosë një taksë karboni mbi blegtorinë deri në vitin 2030.

Një propozim i ri direktivash i BE-së u jep qytetarëve me probleme shëndetësore që lidhen me ndotjen të drejtën për të paditur qeverinë e tyre nëse kjo e fundit nuk i përmbush rregullat e BE-së për cilësinë e ajrit.

Megjithatë, një raport nga OECD dhe Komisioni Evropian paralajmëron se, ndërsa BE është në rrugën e duhur për të ulur vdekjet nga PM2.5 me 55% deri në vitin 2030 , faktorët mjedisorë si ndotja dhe ndryshimet klimatike po “po shtojnë kërcënimet për shëndetin publik”.

“Ndërsa mund të ulni nivelet e ndotjes, kjo nuk do të thotë gjithmonë se do të ulni ndikimet shëndetësore në të njëjtën masë”, thotë Nivenhuisen.

Ndotja e ajrit – kërcënimi më i madh mjedisor

Ajri që thithim është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin në Evropë , por shpesh ai përkeqësohet nga rreziqe të tjera – mungesa e hapësirave të gjelbra, zhurma dhe nxehtësia ekstreme – të cilat gjithashtu kanë një efekt të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.

“Ne e kemi ulur ndotjen dhe dimë si ta bëjmë këtë. Shumë vende janë tashmë liderë në këtë fushë”, përfundoi Andersen.