Do të quhemi 30%-shi torollak dhe debila, përderisa lypim të drejta nga dikush! Poqese kërkojmë të drejtën nga dikush, atëherë dikushin e pranojmë si sundues!🔴👇

Gjuha politike e VMRO-së është Gjuha e pishmanit por jo e dushmanit!🔴👇

Nuk besoj që ka qytetarë edhe mediokër i cili nuk do ta kuptonte ndryshimin! Rëndomtë, sa herë që vjen VMRO në pushtet ka ndryshime! Po çfarë ndryshimi se! Çoroditje nacionale! Vihet në pikëpyetje çështja shqiptare me theks të veçantë Gjuha shqipe, të cilës nga alergjia e emëruar me numër 20%-she, apo thjeshtë ligji i gjuhëve!
Për ta radikalizuar akoma më shumë preket mekanizmi rezervë “Badenter” (mekanizmi i mbrojtjes së pakicave për ruajtjen e veçorive etnike), që është me një emërim komik “Balancues”!
Me vet iniciativën e “Levicës” së famshme dhe Gjykatës Kushtetuese vihet në dilemë përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe (duke pritur prononcim dhe sugjerime nga Komisioni i Venecias)!

Unë e përgëzoj kryeministrin Kristian Mickovskin për mënyrën perfekte të shfaqjes me këtë gjuhë kaq të kuptueshme politike! Por, a ka tru për ta kuptuar elita politike shqiptare e Maqedonisë së Veriut! Më vjen keq që kërkon njëra palë nga Tirana “platforma e Tiranës”, ndërsa pala tjetër nga Prishtina (“kosovizacija na Makedonija”)

Është gjuhë politike që nuk do zbërthim! Interes i profesor Mickovskit është të plotësojë numrin (“të ballansoj”) me përfaqësues që kërkojnë sa më pak apo aspak! Është shumë e logjikshme për një lider nacional i cili për qëllim parësor e shtetin unitar maqedonas prej të cilit i merr votat!

Më 1912 u formua Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene, me ujdi të barabartë gjuhësore;( atëherë nuk ka ekzistuar maqedonishtja, ndërsa Maqedonia vetëm si term gjeografik)! Askush nuk i quante sllovenët “populli i 10% – shit, ndërsa kroatët populli i 20%-shit!

As sot Kurti nuk i quan serbët “populli i 5%-shit! Por publikisht në prezencë të kryeministrit Mickovski tha se: ” Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe, por ekziston ligji për gjuhët” (e mbyll citatin)! Por elita politike shqiptare akoma nuk don që ta kuptojë këtë gjuhë të thjeshtë politike, duke e parë si prioritet benifitet individuale, luksoze që i mundëson politika, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut!

Në Maqedoninë e Veriut janë të lejuara dhe të garantuara të gjitha veprimet demokratike përfshirë edhe referendumin, bojkotin, protestat, organizimin e akademisë, shoqatave joqeveritare të cilët nuk e rrezikojnë shtetin! Por, politikanët tonë për të mos e prishur biznesin e vet për përfitime personale nuk rrezikojnë as që të përmendin diçka për të cilin nuk i bëhet qejfi kryeministrit Mickovski!

Të drejtat nuk lypen por shpallen dhe konfirmohen me referendum! Askush nuk ka të drejtën mbi tjetrin! Është e drejtë e nënshkruar përmes konventës ndërkombëtare! Bashkimi i shteteve në federatë, konfederatë apo bashkim tjetër (Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Europjan, Federata ruse, etj. )
Ne nuk kemi nevojë t’i lutemi askujt për diçka që natyrshëm na takon! Ne nuk jemi popull i gjuhës së përkthyer, ne jemi autokton, jemi Dardan!
Me respekt më të madh për natyrshmërinë e refuzimit nga VMRO, me gjuhën polike na hap rrugë e mundësi se çfarë duhet të bëjmë! 🔴👇

Ferat Nesimi OPINIONIST🇦🇱👇