Taravari i propozoi Mickoskit të formojë qeveri me Ali Ahmetin..!?

Lideri i njërit prej krahëve të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski sugjeroi që të përjashtojnë pjesën tjetër të VLEN nga qeveria dhe të arrijnë një marrëveshje me BDI-në e Ali Ahmetit, sepse në këtë mënyrë do të sundonin më gjatë dhe më stabilisht, mësoi “Focus” nga burime të larta qeveritare.

Më parë, akulli midis Taravarit dhe Ahmetit u thye me ndihmën e ambasadorit të Shqipërisë në vend, me ndërmjetësimin e të cilit u rivendos komunikimi midis tyre.

Megjithatë, plani i tyre nuk u realizua, pasi u refuzua nga Mickoski.
Është interesante se, në një paraqitje televizive, Mexhiti deklaroi se ndërmjetësit fillimisht i ofruan atij shpërbërjen e VLEN dhe kthimin në BDI, ku iu tha se partia do të reformohej dhe Ahmeti do të tërhiqej.

Mexhiti pretendon se e refuzoi ofertën dhe la të kuptohej se Taravari mund të ketë marrë të njëjtën ofertë. Ngjashëm, Taravari deklaroi së fundmi në një podcast se pret që Ahmeti të dalë në pension pas zgjedhjeve lokale: “Jam i sigurt se ky është fundi i karrierës politike të z. Ahmeti. Zgjedhjet lokale do të jenë një vulë. Sa herë që të mbahen, dorëheqja e Ahmetit do të jetë gjithashtu aty, nëse nuk ndodh më herët…”.