A po paralajmëron Taravari dalje nga Qeveria? Më mirë të fitojmë pesë kryetarë komunash, se të kemi dy ministra!

A do të jetë takimi i radhës me kryeministrin Mickoski i fundit për Arben Taravarin si ministër në Qeveri?, pyet Kanal5.

Ai konfirmoi sot në një takim me gazetarët se me shumë gjasa do të kenë një takim të ri të hënën, por përsëriti se nuk do ta ndryshojë vendimin që Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet lokale, edhe nëse kjo do të thotë të largohet nga Qeveria.

  • Më tepër do të preferoja të kisha pesë kryetarë komunash sesa dy poste ministrore. Pres që javën e ardhshme të kem një takim tjetër me kryeministrin Mickoski për çështjet e hapura, por mbetem i përkushtuar ndaj listave të mia të këshilltarëve në zgjedhjet lokale”, tha Taravari.

Dilema kryesore është se si dalja përfundimtare e Taravarit nga pushteti do të ndikojë në shumicën parlamentare dhe në pozicionin e grupit parlamentar. 5 deputetët e tij nga ASH pretendojnë se i qëndrojnë besnikë dhe se disponimi i tyre nuk ka ndryshuar. Deputeti Halil Snopce, i cili ende figuron si koordinator i grupit parlamentar VLEN, i tha Kanal 5 se deputetët nga krahu i Taravarit mbështesin çdo vendim që merret me konsensus nga Kryesia Qendrore e partisë.

-Në këtë moment, ne kemi vendosur vetëm të kandidojmë në mënyrë të pavarur për listat e këshilltarëve. Ky vendim është mbështetur tashmë nga deputetët. Jam i bindur se përsëri do të marrim çdo vendim në lidhje me kryetarët e KOMUNAVE me konsensus, pavarësisht nga mendimet personale”, tha Snopçe për Kanal 5.