Pak minuta pas fitores së madhe në finalen e Big Brother VIP Albania, Gjesti dha intervistën e tij të parë si triumfues i edicionit të katërt.
Nga një eliminim në Kosovë, në fitore në Shqipëri
Pyetur për rrugëtimin e tij, nga një eliminim në Big Brother VIP Kosova në fitoren e madhe në Shqipëri, Gjesti u shpreh: “Kur kam dalë prej atje, e kam ditur që më ka mbetur rruga pa plotësuar. E dija që kam diçka, se më është bërë një e padrejtë, e dinë ata vetë. Edhe kur më thirrën këtu të vij, nuk e kam besuar derisa kam mbërritur te dera e Top Channel-it. Thosha: ‘Duan të bëjnë hajgare’. Kur m’i kanë hapur dyert, atëherë kam thënë: ‘Po, mund ta bëj dhe kam për ta fituar’.”
