A e pengon dot Donald Tramp Globalizimin?

Globalizmi nuk besoj se është një shpikje Amerikane e aq më pak një ëndër politikani.Përkundrazi politikanët do donin që bota të ishte e mbyllur dhe të sundonin pa telashe të mëdha.

Me shumë gjasa globalizmi është një përpjekje për një botë më të mirë pavarësisht konsekuencave negative.
Idenë me siguri duhet t’a kenë dhënë humanistët të cilët kërkojnë një botë më të mirë për të gjithë.Bota është e të gjithve dhe ka vend për të gjithë.Njeriu duhet të jetojë atje ku do dhe askush s’ka arsye pse t’a pengojë për këtë.
Gjithsesi as humanistët e as politikanët nuk do t’i hapnin rrugën globalizmit pa ndihmën e parasë e madje është ajo dhe vetëm ajo që i shqeu kufijtë.

Paraja shkon atje ku është më rehat.Paraja shkon atje ku krahu i punës është më i lirë dhe ku ajo taksohet më pak.Rjedhimisht paraja fluturon nga vendet e pasura drejt vendeve të varfra duke ndihmuar në cilësinë e jetës së tyre.
Bashkë.me paranë eksportohet edhe kultura e punës e madje dhe kultura e popujve të origjinës së parave.Investitorët njohin një tjetër kulturë apo jo dhe ndërveprimi sa vjen e zgjerohet.

Duket se tregu është çelësi magjik për të ushqyer botën.Vendet në varfëri ekstreme mëkëmben disi dhe edhe kur s’ja dalin eksportojnë krahun e punës atje ku ka para.Ja njëlloj si tek ne.
Rrjedhimisht vendeve të pasura ju preket disi standarti i jetesës dhe ndoshta është kjo arsyeja pse Donald Tramp ka filluar të vendosë tarifat e larta a thua se do t’i vërë fre globalizmit.

Fenomeni i Globalizmit mund të jetë projekt humanistësh…mund të jetë i mirëmenduar si mënyrë për të shpëtuar botën nga prapambetja por në fund implementohet nga politikanë dhe këtu duket se fillon problemi.
Ata nuk ngurojnë të krijojnë aleanca për t’a dominuar procesin por pa e penguar dot atë.Bota gjithmonë e më shumë është e ndërvarur dhe Donald Tramp duket si humorist kur luan me tarifat.
Vendimet e Tramp duken më së shumti për konsum të brendshëm dhe synojnë një mandat tjetër.