Grubi në “listën e zezë”, Ibrahimi: Ahmeti mori një mesazh nga SHBA se nuk lejojnë destabilizim

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi, në një paraqitje televizive duke komentuar futjen në listën e zezë të njeriut të dytë të BDI-së, Artan Grubi, është shprehur se Ali Ahmeti gjatë ditëve të fundit e mori një mesazh nga SHBA-të se ato nuk lejojnë të shkaktohet destabilizim.

“Futja në listën e zezë e Grubit ishte për arsyeje korruptive dhe shpëtimi nga burgu i ish-drejtorit të Shërbimit Sekret Sasha Mijallkov. Ahmeti e ka kuptuar se nuk duhet dhe nuk guxon t’i fryjë edhe më tej zjarrit dhe të bëjë këso akrobacione dhe të shkaktoj destabilizim të vendit”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai gjithashtu ka thënë se Ahmeti mund të tentoj ta luaj rolin e pafajësisë por ai është bashkëpjesëmarrës në të gjithë atë për çfarë akuzohet Grubi, i cili në gjithë deklarimet publike thoshte se unë nuk marrë asnjë veprim politik pa lejen e Ali Ahmetit.

“Nëse SHBA-të e futën në listën e zezë Artan Grubin për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë i bie që realisht në atë listë është edhe Ali Ahmeti, pasi ai ka qenë bashkëpjesëmarrës i çdo veprimi politik që ka bërë Grubi” tha Ibrahimi

Zeqirija Ibrahimi