Dollogozhdari, që me aktin e tij në Amerikë ka marrë vlerësime të komunitetit të atjeshëm

Rini Zhaku nga Dollogozhda e Strugës, por që jeton dhe vepron në shtetet e bashkuara të Amerikës, është pronar i një restorant picerie “Pizza Forte” i cili edhe pse në Amerik është ndaluar puna e gastronomisë për shkak të Covid- 19, ai ka vendosur që edhe në kohë pandemie të punojë, por për shkaqe humane.
Riniu përgatit pica për stafin e Spitalit të qytetit dhe atë pa përfitime financiare. Spitali i Morristown ka falendëruar punën humane të Dollogozhdarit. (Dollogozhda Sot)