Më 10 gusht 2009-Strugë, forumi i intelektualëve shqiptarë të Strugës i udhëhequr nga kryetari i saj, Mr.Xhemi Hajredini dhe klubi i shkrimtarëve shqiptarë me kryetar Dr.Nuhi Vinca, në bashkëpunim me departamentin e arsimit dhe kulturës pranë komunës së Strugës, organizuan promovimin e librit me tregime “Harro se ç’kemi biseduar” të autorit Ibrahim Abedini. Tubimi u mbajt në sallën e komunës së Strugës.
Të pranishëm në sallë, përveç gazetarëve, televizionit, miqve të autorit, dashamirëve të artit dhe të kulturës, ishin edhe Dr.Xhevat Gega dhe Dr.Remzi Nesimi, profesorët e dikurshëm të autorit në fjalë. Fjalën e hyrjes e hapi Mr.Xhemi Hajredini. Ai, përshëndeti me fjalë të ngrohta të pranishmit në sallë dhe shprehu një indinjatë dhe keqardhje të thellë për ata shkrimtarë dhe intelektualë që për shkaqe dasmash dhe ahengjesh lënë mënjanë tubime të llojit siç është ky promovim me interes për të gjithë; dhe vijoi më tej të flasë për autorin e librit, për mikun e shokun e tij, për jetën dhe veprimtarinë e tij shumëvjeçare, si vendës i Strugës dhe si autor i pavarur në egzil.
Ibrahim Abedini, theksoi Xhemi Hajredini ndër të tjera, sa herë që vjen nga kurbeti me vete sjell nga një libër që gëzon të gjithë adhuruesit e librit. Kësaj radhe, tha Xhemiu, Ibrahim Abedini në pesëmbëdhjetë tregimet sa përmban libri ka shterur me fanatizëm të gjitha frazeologjitë e gjuhës së qëndrueshme. Fjalët e urta popullore që ne i përdorim në jetën e përditshme, krahasimet e thashethemet e trevës së Strugës janë prezent në të gjitha tregimet që i japin një kolorit të veçantë shprehjeve gjuhësore të tregimeve.
Tregimet e Ibrahimit me personazhet e tyre të qëlluara kanë kaluar nëpër periudha kohore të vështira, në kohën që ishte “një pilaf me gozhda” që do të thoshte profesor Nesimi, tha ndër të tjera Xhemiu. Dhe theksoi më tej se: – Unë, Xhemiu do thoja se, kur të futje lugën në atë pilaf do të kapje gozhda në vend të fijeve të pilafit. Xhemiu foli për disa hollësi të tregimit
“Harro se
çkemi biseduar” nga poezia kalova në tregime për të rritur. E bëra këtë nga dëshira dhe nga nxitja shpirtërore për të shpalosur në letër dhe për t‘i bërë të pavdekshme këto tema, sa interesante aq edhe të dhimbshme, sa të ngatërruara aq edhe të kapshme për lexuesin që të jetë sa më afër një realiteti që e ka dëgjuar ose që e ka pas para syve, ose edhe që e sheh kudo në jetën e përditshme; ose edhe vetëm në rrethana të caktuara, por jo në tërësi si në këto tregime. Kam prekur tema të ndryshme të jetës dhe këtë e kam bërë duke u nisur nga ajo se: - Shkrimtarin nuk e obligon asgjë që të jetë i lidhur pas një teme të vetme (po i lëvize sytë, ato nuk shohin më një drejtim të caktuar). Për lexuesit, adhuruesit e tregimit kam prekur tema që ngjallin interes dhe që bëjnë përshtypje, por jo duke trilluar ngjarje apo ndodhi dmth. gjithmonë duke iu afruar dhe kapur realitetin e jetës. Unë jam munduar që në këto tregime të sjell diçka të re, jo vetëm në kuptimin e temës, por në vetë mënyrën e trajtimit të ngjarjes dhe në aspektin e përdorimit të lirë të fjalës duke mos u frenuar as edhe në shprehje banale për të arritur efektin e dëshiruar. Këto tregime janë shkruar pothuajse me të njëjtin stil si shumë tregime të autorëve suedezë, finlandezë e danezë që unë i kam lexuar, por gjithmonë duke mos u larguar nga tradita, nga vlerat shoqërore dhe nga rëndësia kombëtare. Unë e pranoj se në disa raste jam treguar i ashpër me gojën e disa personazheve, dhe herë-herë e kam ngritur edhe zërin e revoltës dhe të nervozizmit si një mjet domosdoshmërie për të zbutur shpirtin e tyre nga padrejtësitë. Si çdo shkrimtar i vendit të tij që është marrë me krijimtari letrare qoftë në vend a qoftë edhe jashtë vendit nuk ka lënë anash ose pa përmendur bukuritë e natyrës si: malet, shkrepat, lumejtë, liqejtë me atë gjallërinë dhe origjinalitetin që kanë. Dhe më tutje ua lë lexuesve në dorë të lexojnë e të vlerësojnë tregimet. Përgatitur për shtyp nga I.Abedini- Göteborg, Suedi “Sherri” dhe “Selimi” dhe nuk deshi të flasë për tregimet e tjera meqë i dha fjalën Dr.Nuhi Vincës që njëherit e kishte edhe fjalën kryesore për librin me tregime. Parathënien e librit, që duhej ta lexonte ose të fliste për të, Kasëm Saliasi, redaktori i vetë librit, i cili nuk qe prezent në këtë ceremoni për shkaqe objektive, në vend të tij e lexoi Mr. Bexhet Hasani. Më tej fjalën e mori Dr. Nuhi Vinca, i cili, veprën e Ibrahim Abedinit “Harro se çkemi biseduar” të botuar në Tiranë- 2009 me 256 faqe e quajti: “një vepër monument, testament e dokument i një kohe”. Të promovosh një libër do të thotë të flasësh për herë të parë publikisht pa e hapur derën e debatit apo të tribunës, (së mendimit pro et contra). Për të qenë më i qartë do të them se në trevën e Strugës me 22 vendbanime shqiptare, nga është edhe autori ynë që e promovojmë, është një ritual shekullor, jo për libra, sepse ato si kemi pasur për shkaqe të njohura historike, por për lindjen e foshnjës që organizohet në natën e tretë kur shtrohet sofra dhe rrokulliset foshnja me urime e përgëzime të stilit festiv. Kështu e mendojmë edhe promovimin e librit. I urojmë sukses lindjes së një vepre të quajtur “Harro se ç’kemi biseduar”, me të pesëmbëdhjetë tregimet dhe një parathënie dhe me 256 faqet e tij me shkronja të imta kompjuterike. Secili tregim i ka mbi 20 deri më 36 faqe. Te secili tregim të kënaq gjuha poetike e të bën krenar qëndresa prometetike nëpër valët e kohës e kontekstet historike. Pastaj gjuha poetike, çështjet e ndryshme të jetës bashkëkohore që trajtohen, janë ato që dëshirojmë ti analizojmë e t’jua themi juve dashamirë të artit e të fjalës, që ju përshëndesim me përzemërsi.
Libri është para nesh. Është një fakt real me të gjitha vlerat, imazhet e mesazhet dhe flet për ata që kanë vesh dhe intuitë. Urdhëroni e më vlerësoni, por para se të thoni diçka për mua si fakt real dhe artistik ju lus të mos më gjykoni pa më lexuar se autori më ka krijuar me shpirt poetik e prometeik. (Aludim te tregimi “Harro se ç`kemi biseduar”)
Pas Dr.Nuhi Vincës, Xhemi Hajredini i dha fjalën autorit të librit, Ibrahim Abedinit, i cili, pasi përshëndeti pjesëmarrësit me fjalë të ngrohta shtoi edhe këto fjalë për librin:
-Ky është libri im i parë me tregime për të rritur. Por në radhitje të veprave është botimi im i shtatë. Kësaj radhe, ndryshe nga radhët e tjera, nga tregimet për fëmijë dhe
nga poezia kalova në tregime për të rritur. E bëra këtë nga dëshira dhe nga nxitja shpirtërore për të shpalosur në letër dhe për t‘i bërë të pavdekshme këto tema, sa interesante aq edhe të dhimbshme, sa të ngatërruara aq edhe të kapshme për lexuesin që të jetë sa më afër një realiteti që e ka dëgjuar ose që e ka pas para syve, ose edhe që e sheh kudo në jetën e përditshme; ose edhe vetëm në rrethana të caktuara, por jo në tërësi si në këto tregime.
Kam prekur tema të ndryshme të jetës dhe këtë e kam bërë duke u nisur nga ajo se: – Shkrimtarin nuk e obligon asgjë që të jetë i lidhur pas një teme të vetme (po i lëvize sytë, ato nuk shohin më një drejtim të caktuar). Për lexuesit, adhuruesit e tregimit kam prekur tema që ngjallin interes dhe që bëjnë përshtypje, por jo duke trilluar ngjarje apo ndodhi dmth. gjithmonë duke iu afruar dhe kapur realitetin e jetës. Unë jam munduar që në këto tregime të sjell diçka të re, jo vetëm në kuptimin e temës, por në vetë mënyrën e trajtimit të ngjarjes dhe në aspektin e përdorimit të lirë të fjalës duke mos u frenuar as edhe në shprehje banale për të arritur efektin e dëshiruar.
Këto tregime janë shkruar pothuajse me të njëjtin stil si shumë tregime të autorëve suedezë, finlandezë e danezë që unë i kam lexuar, por gjithmonë duke mos u larguar nga tradita, nga vlerat shoqërore dhe nga rëndësia kombëtare. Unë e pranoj se në disa raste jam treguar i ashpër me gojën e disa personazheve, dhe herë-herë e kam ngritur edhe zërin e revoltës dhe të nervozizmit si një mjet domosdoshmërie për të zbutur shpirtin e tyre nga padrejtësitë. Si çdo shkrimtar i vendit të tij që është marrë me krijimtari letrare qoftë në vend a qoftë edhe jashtë vendit nuk ka lënë anash ose pa përmendur bukuritë e natyrës si: malet, shkrepat, lumejtë, liqejtë me atë gjallërinë dhe origjinalitetin që kanë. Dhe më tutje ua lë lexuesve në dorë të lexojnë e të vlerësojnë tregimet.
Përgatitur për shtyp nga I.Abedini- Göteborg, Suedi
