Dibranit, Astrit Kërkuti!..
Ti që ktheve një buzëqeshje
Të humbur rrugëve të fatit
Përpara syve seç më solle
Zemrën e Madhe të Dibranit…
S’të bëri ikja ,,amerikë”
Se një copë Dibre ke marr me vete
Kur ka një dhimbje Shqipëria
Ti e mbulon me buzëqeshje…
Të buzëqeshtë zemra e shpirti
O i panjohuri im vëlla
Gjersa ka Dibër e gjak Dibrani
Për Shqipërinë vdekje s’ka…
