Për Strugën
(Si orakulli 2)
Dritat e shtëpisë mund t’i fikësh,
nga Struga edhe mund të ikësh,
ëmbëlsitë e botës mund t’i shijosh,
po mallin për qytetin s’ke ku ta çosh.
Do të mungojnë llafet e të palarat,
endacakët, gjuha vulgare e të sharat,
guralecët dhe kallamishtet flori,
Liqeni dhe Drini i Zi të rralla bukuri.
Për çdo lagje e për çdo cep nostalgji,
për vendin tënd dhembje e dashuri,
do të të mundojë e tundojë trishtimi,
do të të plakin hidhërimi e pikëllimi.
Zgjidhja është komplekse, ndaj e themi,
ta pleqërojmë se ku do rrimë e ku do vemi,
nëse e duam mirë qytetin ku kemi lerë,
le t’u japim udhë gjërave me vlerë.
Galopthi të rendim e të ndërgjegjësohemi,
nga kulari i mujsharëve të çlirohemi,
vendi ynë, Struga jonë, nga ne pret,
çdo qytet ka lezet me qytetarët e vet.
© Xhemi Hajredini
Strugë, 11 nëntor 2019

