Familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh, i dhanë sot në mesditë lamtumirën e fundit Nexhip Vrenezit, 21-vjeçarit me origjinë nga Veleshta e Strugës, që ishte viktimë e terrorit në Vjenë, transmeton albinfo.ch.
Kujtojmë se më 2 nëntor dy austriakë, një gjerman dhe një shtetas shqiptar i Maqedonisë Veriore ( L.V.), janë ata që humbën jetën në zemër të Vjenës, gjatë një sulmi me armë zjarri të klasifikuar si ‘terrorist’, ku protagonist kryesor qe shqiptari nga Tetova me nënshtetësi austriake, Kujtim Fejzullai.
Ndërsa të plagosurit, 23 prej tyre, janë kryesisht austriakë, por midis tyre janë shtetas të Gjermanisë, Sllovakisë, Bosnjës dhe Luksemburgut. /

