Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ri të mërkurën se armiqtë e Iranit duhet “të presin një veprim të fuqishëm” të forcave të armatosura të tij, pas sulmit që tha se pati cak infrastrukturën iraniane të naftës dhe energjisë.
Paralajmërimi erdhi pasi Teherani akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për sulme ndaj objekteve të prodhimit të naftës dhe gazit natyror në Iran, përfshirë fushën e gazit natyror South Pars, më e madhja në botë.
Nëse ky sulm konfirmohet, do të shënojë të parin mbi objektet e naftës dhe gazit natyror në këtë luftë.
Një zyrtar izraelit i tha CNN-it se sulmi i Izraelit në objektin South Pars u krye në koordinim me SHBA-në.
Garda iraniane theksoi se një “armik kriminal” ka “shkelur pjesë të infrastrukturës së naftës dhe energjisë së Iranit” duke kërcënuar me hakmarrje nëse objektet energjetike, të gazit apo të tjera do të bëhen cak.
Ajo po ashtu bëri thirrje për evakuim banorëve dhe punëtorëve në objektet e naftës në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
