Diar Selimi zgjidhet Kryetar i Nëndegës së qytetit – Struga 2 në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim

Diar Selimi zgjidhet Kryetar i Nëndegës së qytetit – Struga 2 në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim

Sot në ambientet e zyrës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë me prezencë të Kryetarit të BDI – dega Strugë z.Faton Pollozhani dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, u zhvillua Kuvendi Zgjedhor me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim – nëndega e qytetit Struga 2 në përputhje të plotë me Statutin dhe Regulloren e BDI-së. Në këtë takim me votë unanime Kryetar u zgjodh Diar Selimi.

Diar Selimi është ekonomist i diplomuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe është i punësuar në Agjencinë për Punësim në Strugë.

Ky takim është vazhdimësi e procesit të rikonstruimit dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të nëndegëve, proces i cili do të vazhdojë edhe më tutje në të gjitha nëndegët e tjera, me qëllim forcimin dhe organizimin sa më të mirë të strukturave partiake në të gjithë territorin e komunës së Strugës

BDI – Dega Strugë i uron suksese kryetarit të ri të sapo zgjedhur Diar Selimit në detyrat e reja, duke shprehur besimin se me përkushtim dhe vullnet të mirë do të vazhdojë të kontribojnë në fuqizimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.