Takim i papritur pas iftarit në Tiranë te Rama: Ali Ahmeti dhe Fatmir Limani ulen në të njëjtën tryezë

Pas një kohe të gjatë përplasjesh politike, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, janë ulur në të njëjtën tryezë.

Takimi ka ndodhur pas iftarit të përbashkët të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

Interesant është fakti që në këtë takim, me Ahmetin ishte i pranishëm edhe familjar i tij, ministri Limani me të cilin prej kohësh kanë pasur kundërshtime dhe përplasje politike.

Ende nuk dihet se për çfarë është biseduar konkretisht dhe nëse ky takim mund të sjellë zhvillime të reja në të ardhmen, veçanërisht në një periudhë kur pritet që VLEN të bashkohet në një subjekt të vetëm politik. Nga ana tjetër, ministri Limani deri më tani nuk është shprehur publikisht për zhvillimet e fundit politike.