Në seancën e nesërme të Gjykatës Kushtetuese në rend dite janë iniciativat që kontestojnë “Safe Cityin” e të cilat janë dorëzuar nga ASH-të e Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, por edhe nga Ylli Paçuku. Ata kërkojnë që të shfuqizohet Safe City pasi qytetarët e vendit i vendos në pozitë të pabarabartë, meqë i njëjti është aktiv vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Plotësisht, sms-porositë që u dërgohen qytetarëve janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe kjo sipas tyre është në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas procedurës, në seancë gjykatësit do të japin këndvështrimet e tyre, ndërsa në fund vendosin nëse do të hapin ose jo procedurë. Në seancën e nesërme, gjithashtu do të vendoset edhe për lëndën e pagave të gjyqtarëve, pasi Kushtetuesja hapi procedurë nën dyshimin se pushteti ekzekutiv ka ndërhyrë në detyrën e pushtetit gjyqësor për të rregulluar çështjen e pagave.
