Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani ka shënjestruar përsëri Katarin dhe Azerbejxhanin, nuk ka kursyer as kufirin me Irakun

Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në ditën e gjashtë. Irani vazhdon të shënjestrojë baza amerikane në disa vende të Gjirit. Irani goditi sërish me raketa Katarin, një nga vendet e vogla të rajonit, mirëpo është një nga vendet më të pasura, duke patur dhe rezervat më të mëdha në botë me gaz natyror. Niveli i kërcënimit të sigurisë atje mbetet akoma i lartë.

Ndërkohë, një dron iranian goditi një aeroport të Azerbajxhan pranë kufirit të përbashkët të dy vendeve, duke shënuar herën e parë që një shtet në Kaukaz është shënjestruar nga Irani që nga fillimi i luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Teheranit.

Përveç kësaj, valë të forta sulmesh ajrore kanë goditur dhjetëra pozicione ushtarake, objekte kufitare dhe stacione policie përgjatë pjesëve veriore të kufirit Iran-Irak, në atë që interpretohet si një përgatitje nga SHBA dhe Izraeli për përfshirjen e grupeve separatist kurde në frontin e tyre kundër Itanit.

SHBA-të dhe Izraeli përshkallëzuan dje bombardimet ndaj Iranit kurse shpërthime me masive janë raportuar në Teheran. Ushtria izraelite shënjestroi gjithashtu periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut. Zyrtarët libanezë thonë se më shumë se 80,000 njerëz janë zhvendosur për shkak të fazës së re të luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Ndërkohë në SHBA, Senati amerikan hodhi poshtë propozimin që kufizonte autoritetin e Presidentit Donald Tramp për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit. /Alsat.mk