Kaosi që ka mbretëruar vite me radhë në bregun e Ohrit dhe Strugës do të zgjidhet me një Ligj të posaçëm për plazhet. Objekte kanë “mbirë” në çdo cep, dhe prej vitesh ata që menaxhojnë me punojnë pa kontrata koncesionare. Kryetari i komunës së Strugës thotë se ky është një problem shumëvjeçar. Pret, që ligji të miratohet para fillimit të verës.
“Ky problem nuk do të zgjidhet, duhet kohë, për të punuar siç duhet, për të miratuar një ligj adekuat, i cili do të jetë përgjithmonë. Për shkak se koncesionet e lëshuara në vitin 2011 janë dhënë për 5 vjet, për të rikthyer të gjithë plazhin në gjendjen fillestare, gjë që nuk është e logjikshme. Qytetarët investuan 200,000-300,000 euro dhe tani duhet ti kthejnë ato”, tha Mendi Qyra – Kryetar i Komunës së Strugës.
Ekologistët besojnë se duhet të ndiqet shembulli i Shqipërisë, ku pak vite më parë i gjithë bregu i liqenit pranë Pogradecit u pastrua nga ndërtesat me ndërtime solide.
“Në çdo sezon turistik, të gjitha plazhet duhet të rregullohen sipas rregullave të UNESCO-s. Të ndërtohet me materiale natyrore, dhe të gjitha ato plazhe jo standarde, domethënë objektet që kanë mbetur në brigje dhe e shëmtojnë hapësirën duhet të hiqen. Është mirë të ndiqet shembulli i Shqipërisë, ku një numër i madh objektesh jo standarde u prishën dhe vija bregdetare u soll në gjendjen e saj origjinale”, u shpreh Gjoko Zoroski – ekologjist.
Zoroski thotë se duhet të ketë rregulla të sakta për plazhet, ndërsa Agjencia e Planifikimit Hapësinor duhet të hartojë plane të hollësishme për rregullimin e plazheve, por me rregulla të veçanta. Në vitin 2021, në Ohër filloi aksioni për prishjen e plazheve më tërheqëse të qytetit, dhe objektet ishin jashtë funksionimit për dy vjet. Por, tani ata punojnë përsëri si objekte gastronomike dhe dasmash gjatë gjithë vitit, dhe disa nga platformat e hequra më parë në liqen janë rikthyer përsëri. Në Strugë atëherë u hoqën vetëm disa platforma./Alsat.mk
