Paga minimale/ Paralajmërohet grevë të përgjithshme dhe protesta deri në mesin e marsit

Punëtorët do të dalin në rrugë në mesin e marsit nëse nuk ka rritje të pagës minimale dhe të pagave të tjera. Nënkryetari i Lidhjes të Sindikatave të Maqedonisë, Ivan Peshevski tha për Alsat se sipas llogaritjeve të tyre, shpenzimet e jetesës për një familje katër anëtarëshe janë rritur për gati 2.000 denarë në dy muajt e fundit.

Ai thekson se harmonizimi ligjor i pagave prej 1.500 denarë tashmë është tejkaluar nga rritja e çmimeve dhe kërkon thirrje urgjente të Këshillit ekonomik-social për marrëveshje rreth rritjes së pagave.

“Këto çmime që çdo ditë i ndjekim në markete, do ta përsëris, gjatë kohë kërkojnë pagë minimale mbi 600 euro dhe rritje të të gjitha pagave të tjera. Nëse vërtet nuk marrin guxim dhe nuk tregojnë vullnet që kjo të ndodhë që nesër, mbetemi në qëndrimin se do të ketë grevë të përgjithshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, si dhe protesta të mëdha punëtore që do të realizohen këtë muaj, më së voni deri në mesin e marsit”, tha Ivan Peshevski – nënkryetar i LSM-së.

Sipas qytetarëve paga minimale duhet të jetë madje 1000 euro, pasi sipas tyre çmimet po thyejnë rekorde.

“Unë për vete, bujk, asgjë. Bujk, asgjë tjetër. Në markete shtrenjtë, e ajo që e prodhoj unë është lirë”, tha një qytetar.

“1.000 euro paga minimale. Pse mendoni se duhet të jetë kaq e lartë paga, a mbijetohet?” Sepse është krizë e madhe, e shikon sa shtrenjtë është”, u shpreh një qytetar tjetër.

Qëndrimi i autoriteteve është se marrëveshja duhet të arrihet mes punëtorëve dhe punëdhënësve./ Alsat.mk