Dr. Egzon Asani përfundon specializimin në Anesteziologji dhe Reanimacion

Dr. Egzon Asani përfundon specializimin në Anesteziologji dhe Reanimacion.

Sot, Dr. Egzon Asani nga Zagraçani, pas një periudhe pesëvjeçare angazhimi profesional, ka përfunduar me sukses specializimin në Anesteziologji dhe Reanimacion në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Specializimi në këtë fushë kërkon nivel të lartë profesionalizmi, përgjegjësi të madhe dhe përkushtim të vazhdueshëm në kujdesin ndaj pacientëve.

Dr. Egzon Asanit i urojmë suksese në vijim të karrierës së tij profesionale dhe arritje të mëtejshme në të ardhmen.