Sot bëhen 7 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Për aksidentin u zhvillua gjykim i gjatë, ndërsa në fund Gjykata konstatoi se autobusi i aksidentuar ka qenë teknikisht i parregullt, ndërsa të gjithë të akuzuarit nuk i kanë respektuar detyrimet ligjore për sigurinë e udhëtarëve. Për këtë u shpallën fajtorë gjithsej gjashtë persona.
Krahas shoferit të autobusit që i dënua më 14 vjet burg, u dënua pronari i kompanisë me 10 vjet burg, por edhe tre kontrollorë teknik dhe përgjegjësi i transportit. Të gjithë të dënuarit janë duke vuajtur dënimin përveç përgjegjësit të transportit Remzi Miftari, i cili tanimë disa muaj ndodhet në arrati, pasi e zvarriti shkuarjen në burg nën arsyetimin se ka probleme shëndetësore.
