Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pret që akuzat në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së të dështojnë, sepse, siç thotë ai, janë shpifje që e ofendojnë në palcë luftën e UÇK-së.
“Nuk kanë bërë krime, kanë qenë në krye të një ushtrie, e cila është çlirimtare, ka dhënë dëshmorët e saj. Kushdo që mundohet ta ndryshojë këtë të vërtetë do të humbë dhe shpresoj që të gjithë ata që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm”, deklaroi Glauk Konjufca, Nënkryetar i Vetëvendosjes. /Alsat.mk
