🌍✈️ Struga prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Stamboll – EMITT 🇹🇷🇲🇰
Komuna e Strugës ka nisur sot prezantimin dhe promovimin e qytetit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Stamboll (EMITT), një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit në rajon dhe më gjerë.
Ky projekt realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Komuna e Strugës po prezantohet me një stendë të përbashkët me Komunën e Dibrës.
📌 Në të njëjtën kohë, materiale turistike po promovohen edhe nga hotelierë dhe operatorë turistikë lokalë, të cilët iu përgjigjën ftesës së komunës për bashkëpunim, duke prezantuar ofertën turistike të zonës para vizitorëve dhe profesionistëve ndërkombëtarë.
🌿 Përmes pjesëmarrjes në panaire të tilla ndërkombëtare, Komuna e Strugës synon të promovojë turizmin si degë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe kulturor, duke vënë në pah potencialet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen që e karakterizon qytetin.
💙 Struga – një destinacion që ia vlen të vizitohet! 🌊☀️
Struga #EMITT2026 #Turizëm #VisitStruga #PromovimTuristik #Stamboll #MaqedoniaeVeriut #Travel #DestinacionTuristik #StrugaPress











