Qeveria teknike/ Drafti pranohet, Mickoski mbetet për shfuqizim

Grupet parlamentare në Kuvend kanë pranuar draft versionin për shfuqizimin e qeverisë teknike. Ata kanë afat deri të premten që të japin vërejtje të dokumentit, i cili parasheh që qeveria teknike të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Varësisht vërejtjeve, do të përpilohen dhe ndryshimet e ligjit. Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti qëndrimin për nevojën e shfuqizimit të qeverisë teknike.

“Ja në zgjedhjet e ardhshme përsëri le të ketë qeveri teknike. Ja nëse kemi të rregullta parlamentare në vitin 2028, unë do të jap dorëheqje në janar të vitit 2028. Nuk është problem. Vetëm le t’ua përmbushim që në zgjedhjet e ardhshme të ketë qeveri teknike e më pas ata le të organizohen le të fitojnë e më pas në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë qeveri teknike”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.