Florentina Hoxha emërohet drejtoreshë e SHFK “Ashim Agushi” në Ladorisht

🏫 Florentina Hoxha emërohet drejtoreshë e SHFK “Ashim Agushi” në Ladorisht

Florentina Hoxha ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtoreshës së Shkollës Fillore Komunale “Ashim Agushi” në Ladorisht.

Ajo është emëruar në këtë funksion pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm, Arben Ajdini.

Marrja e detyrës nga Hoxha shënon fillimin e një kapitulli të ri për institucionin arsimor, me fokus në vazhdimësinë e procesit edukativo-arsimor, forcimin e bashkëpunimit me stafin mësimor dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies për nxënësit.

Nga shkolla pritet që në ditët në vijim të prezantohet edhe vizioni dhe prioritetet e drejtimit të ri.