FENOMENI I GRUMBULLIMIT TË MBETURINAVE!
Njerëzit që nuk jetojnë në harmoni me normat dhe standardet morale e lëndojnë natyrën njerëzore! Ato që nuk i ndryshojnë veprimet dhe mënyrën e të menduarit jetojnë në një verbëri të pashërueshme . Janë të verbër sepse nuk e shohin veten me syrin e tjetrit! Koha e harxhuar për kujdesin ndaj vetes është një akt i respektit të vlerave personale! Jeta është zhvillim, ndryshim dhe evolucion i pandërprerë. Rrjedha normale e jetës kërkon forcë organizative dhe vetëdije në pajtim me kohën dhe vendin ku jetohet! Kur njeriu veten e sheh si person të rëndësishëm ai ndihet i rëndësishëm! Njerëzit që tregojnë indolencë ndaj personalitetit të tyre ,që grumbullojnë hedhurina kanë problem me SINDROMËN E DIOGJENIT (filozof grek). Кy Sindrom përkufizohet si një gjendje në të cilën një person neglizhon plotësisht higjienën personale ose higjienën e hapësirës në të cilën jeton. Ky sindrom karakterizohet me pakujdesin e madhe ndaj vetes, tërheqje sociale me orientim kah grumbullimi i ushqimeve të skaduara. Njerëzit e këtillë kanë kujdes të vogël ndaj higjienës vetjake, shëndetit , veshjes, dhe sjelles në vendet publike. Personat me Sindromën e Diogjenit shpesh tërhiqen nga situatat shoqërore dhe largohen nga të tjerët. Jetojnë në kushte johigjienike, nuk kërkojnë zgjidhje , nuk i hedhin gjërat e vjetra pasi emocionalisht janë lidhur me ato! Rrallë herë lahen por edhe pajisjet rrallë i lajnë ose aspak nuk i lajnë. Njerëzit më të lumtur janë ato që çdo moment të duhur e shfrytëzojnë për ta ndryshuar veten .Duke e ndryshuar veten i arrijnë gjërat që kanë të bëjnë me anën e bukur të jetës! Personat me këtë sindrom nuk kërkojnë ndryshime, por i gëzohen jetës duke e ndier aromën e mbeturinave!
-Prof.Muhamet Borova
