Opozita mbetet në qëndrimin se është kundër heqjes së qeverisë teknike

Opozita mbetet në qëndrimin se është kundër heqjes së qeverisë teknike, dhe këtë sot e përsëriti edhe kreu i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, pushteti nuk ka kapacitet të organizojë zgjedhje parlamentare korrekte dhe demokratike. Sipas Filipçes, skandalet e VMRO-DPMNE-së para 10 viteve kanë qenë arsyeja për futjen e Qeverisë së Përzhinës, ndërsa ai thotë se të njëjtat skandale po ndodhin edhe tani.
“Pushteti i ka të njëjtat mënyra që çuan në futjen e një modeli që quhet Qeveria e Përzhinës. Ata i keqpërdorin të gjitha institucionet. Presion përmes policisë, përmes shërbimeve sociale, keqpërdorime në bujqësi, çfarë më shumë duhet të shohim nga kjo për të ditur se dikush nga opozita duhet të bëjë kontroll. Kjo ishte në vitin 2016. E njëjta që ndodhte atëherë po ndodh edhe tani. Shoqëria nuk është e pjekur. VMRO-DPMNE në 10 vitet e fundit nuk ka organizuar zgjedhje parlamentare. Ne kemi arsye dhe argumente konkrete pse dyshojmë se ata nuk mund ta bëjnë këtë siç duhet, në mënyrë të drejtë dhe demokratike”, Tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.